Polonia planifikon të dërgojë rreth 10.000 ushtarë shtesë në kufi me Bjellorusinë, për të mbështetur Gardën Kufitare, ka thënë ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak. “Rreth 10.000 ushtarë do të jenë në kufi, prej të cilëve 4.000 do të mbështesin Gardën Kufitare dhe 6.000 do të jenë rezervë”, tha ministri në një intervistë për radion publike. “Ne do ta afrojmë ushtrinë më afër kufirit me Bjellorusinë për të dëbuar agresorin në mënyrë që të mos guxojë të na sulmojë”, tha Blaszczak. Zëvendësministri i Brendshëm polak, Maciej Vasik, tha ndërkohë një ditë më parë se Polonia do të dërgonte 2.000 trupa shtesë në kufi me Bjellorusinë. Polonia është e shqetësuar për kufirin e saj, që kur qindra pjesëtarë të grupit mercenar rus Ëagner, mbërritën në Bjellorusi muajin e kaluar, me ftesë të liderit të vendit, Alexander Lukashenko. Bjellorusia po vazhdon stërvitjet ushtarake afër kufirit këtë javë, ndërsa presidenti Lukashenko ka përsëritur disa herë se po përpiqet ti ndalë pjesëtarët e Vagnerit që duan të sulmojnë Poloninë. Kjo e fundit është përballur së fundi edhe më rritje të numrit të migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Shefi i Gardës Kufitare të Polonisë, Tomasz Praga, ka thënë më herët gjatë javës se 19.000 persona kanë tentuar të kalojnë kufirin polako-bjellorus këtë vit, ndërkohë që vitin e kaluar kjo shifër ishte 16 mijë. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Polonia#Wagner