Është zbardhur autorësia e shpërthimit me lëndë plasëse që ndodhi më 24 korrik në një garazh në rrugën “Peti” në Tiranë. Policia ka identifikuar si autor të dyshuar 36-vjeçarin Klodian Steli, banues në Fushë Krujë, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Gjatë hetimeve është sekuestruar edhe automjeti që ai ka përdorur në momentin e krimit. Vijojnë përpjekjet për kapjen e tij, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e shtetasit Elvis Kosova, ndodhur më datë 24.07.2025. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit. Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin: Klodian Steli, 36 vjeç, banues në Fushë Krujë. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme: https://www.youtube.com/c/News24Albania Website: https://www.balkanweb.com/ Ndiq News24 në Facebook: https://bit.ly/2K4vrI4 Ndiq News24 në Instagram: http://bit.ly/41waTOE Ndiq News24 në X: https://twitter.com/Balkanwebcom #news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24