Në qendër të vëmendjes, e kritikuar shpesh këto kohë nga anëtarët e stafit “The Ellen Degeneris SHOË’ për dështim në komunikim me punonjësit dhe mospagim të tyre në kohën e pandemisë, Ellen DeGeneris, ka pasur një tjetër deklaratë surprizë së fundmi. Ish-truproja që do ta mbronte atë në Oscars 2014, ka folur për sjelljen e saj egoiste. Tom Majercak i vendosur si bodyguard personal i DeGeneres në 86-vjetorin e Akademisë së Çmimeve Oscar, foli për një eksperiencë fatale dhe tërësisht të pakëndshme me moderatoren. Ellen sipas deklaratave të tij, as nuk e përshëndeste as nuk i thoshte faleminderit, ishte e ftohtë dhe shumë poshtëruese me të. “Ajo i trajton ndryshe njerëzit që janë në rrethin e saj”, tha ish-badigardi. Më pas ai shtoi se Ellen është shumë ndryshe nga ajo çfarë paraqitet në televizion. Njerëzit bien në dashuri me të, por është një fasadë e rremë. Ajo nuk është personi që portretizon veten, shtiret. Nuk i intereson asgjë tjetër për sa kohë merr atë që dëshiron. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #ElenDegeneris#TopChannel